Të fundit

Rama ua dorëzon çelësat e apartamenteve 112 familjeve në Kamëz

112 familje të Valiasit në Kamëz të Shqipërisë që u goditën nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, kanë hyrë në shtëpitë e reja.

I pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të apartamenteve të reja ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Ai tha se ndërtimi i tyre është bërë falë programit të rindërtimit të qeverisë shqiptare, ndërsa garantoi banorët e rinj se do i kenë ato në pronësi të plotë.

“Ajo që është kryesorja është që të gjitha këto apartamente janë tuajat janë falas, janë pronë e patundshme e familjes tuaj. Kjo vlen për të gjithë ju, edhe për shumicën që janë demokratë që duken 4 orë larg”.

Kryeministri në fjalën e tij theksoi se procesi i rindërtimit është për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve të prekur nga tërmeti dhe jo për përfituar politikisht.

“Gëzojini shtëpitë me gjyshet, me gjyshërit, me kalamajtë dhe “rroftë Partia Demokratike”, sepse tani që na la, kemi nostalgji për Partinë Demokratike, nuk kemi çfarë bëjmë. Faleminderit shumë!”,ka thënë Rama.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci