Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Angers dhe Paris Saint-Germain, e vlefshme kjo për xhiron e 33 të Ligës 1 të Francës.
Nëse skuadra e Mauricio Pochettinos arrin të sigurojë fitoren sot kundër Angers do të shpallej kampion pesë ndeshje para se të përfundojë kampionati.
Momentalisht, PSG zë vendin e parë në tabelë me gjithsej 74 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm, Angers që renditet në vendin e 14 me 34 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Angers nuk do të paraqiten Cabot dhe Ould Khaled, ndërsa te PSG do të mungojnë Diallo, Draxler, Herrera, Kimpembe, Kurzawa, Messi, Neymar, Paredes, Verratti dhe Gharbi.
