Të fundit

Messi ka vendosur për të ardhmen e tij

Lionel Messi nuk i ka humbur shpresat për të fituar Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain dhe sipas “Mundo Deportivo”, argjentinasi do të qëndroj edhe për një sezon në Paris.

Messi ka një vit të mbetur në kontratën e tij në Parc des Princes dhe kuptohet se ai është i vendosur ta përmbushë atë. Ai nuk është dekurajuar nga fishkëllimat që ka marrë nga disa tifozë të PSG-së.

34-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2023 dhe pas përfundimit të kontratës ai pritet të marrë një vendim.

Sipas disa zërave ylli argjentinas mund të transferohet më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Argjentinë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci