Të fundit

Zyrtare: Amir Hoxha dorëhiqet nga Policia e Kosovës

Ish – zyrtari policor, Amir Hoxha ka konfirmuar dorëheqjen nga pozita e tij si polic në Policinë e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se zyrtarisht nuk është më polic.

“Zyrtarisht nuk jam më polic!!!”, ka shkruar Hoxha.

Amir Hoxha ishte suspenduar muaj më parë nga Policia e Kosovës për shkak të një statusi në të cilin kritikoi në mënyrë publike shpenzimet e deputetëve derisa i njëjti shprehi pakënaqësitë e tij për mospagesën e shujtave për policët.

Madje ai disa ditë më pas edhe ishte kërcënuar pas publikimit që kishte bërë lidhur me ankesat për padrejtësitë që ai tha se iu bënë në punën të cilën bëjnë zyrtarët policorë.

Hoxha lidhur me këto kërcënime ishte drejtuar edhe në Policinë e Kosovës, por që nuk kishte pasur ndonjë reagim. Duke mos e lënë me kaq, Hoxha më pas ishte drejtuar në instanca shumë më të larta, në ato që lidhin Kosovën me shtetet e huaja.

Kësisoj Amir Hoxhës më pas iu mundësua largimi nga Kosova, drejt Amerikës ku tashmë po vazhdon të jetojë atje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci