Të fundit

Aplikanti i rrëzuar nga konkursi i KEK-ut ka një “lutje” për Kurtin

Aplikanti që nuk u pranua në konkursin e KEK-ut, Patriots Brahimi, ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se janë hapur 25 mijë vende të reja të punës.

Brahimi, në një postim në Facebook, tha se tani e ka kuptuar që është i pafat.

Madje, ai iu drejtua shefit të Qeverisë me një “lutje” që të tregojë se kush është punësuar nga këto 25 mijë vende të reja pune.

“Bile të paktën kush është punësuar, se krejt pa punë jemi, përveç atyre që u diktuan”, shkroi ai.

Mes tjerash, Patriot Brahimi, ka bërë një ankesë te Avokati i Popullit ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, pasi nuk u pranua si zjarrfikës, në një konkurs të shpallur nga kjo ndërmarrje, nëntorin e kaluar, raporton Paparaci.

Në këtë konkurs në të cilin janë pranuar 128 persona, shumica janë familjarë të zyrtarëve të KEK-ut dhe militantë të partisë në pushtet. Megjithatë, Brahimi nuk qe një prej këtyre personave që ta fitojë një vend të punës.

Në ankesën e siguruar nga Paparaci, Brahimi kërkoi më 8 prill nga Avokati i Popullit që të nisë hetimet ndaj këtyre shkeljeve të dyshuara.

Djali i dëshmorit Halim Brahimi, në ankesë ka treguar se testin me shkrim e kishte kaluar me sukses, pasi ishte vlerësuar me 70 pikë nga Komisioni Vlerësues. Ndërkaq, thotë se “dallaveret” në vlerësim kanë ndodhur gjatë intervistimit me gojë.

“Kërkoj nga institucioni i Avokatit të Popullit që të fillojë hetimet ndaj këtyre shkeljeve edhe të merr një vendim të drejt në favorin tim”, thuhet në ankesën e Brahimit.

Ky i fundit, pretendon se intervistën me gojë e ka kaluar me pikët maksimale, por është njoftuar më pas se nuk e ka kaluar këtë test. Rrjedhimit, ai mori veç 54.1 pikë në total.

Rezultat ky që çoi në mos-pranim në punë.

“Kjo është një absurditet në vetë-vete, pasi është e pamundur të kem 70 pikë në testin me shkrim dhe në llogaritjen e përgjithshme të njoftohem se i kam marrë 54,1 pikë. Se di cila metodë llogaritëse është aplikuar. Mendoj se se në përgjigjet me gojë kam qenë edhe më i mirë sesa me shkrim”, thuhet në ankesën e Brahimit drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit, të siguruar nga mediumi Paparaci.

Brahimi, është shprehur i tronditur nga një vlerësim i tillë, teksa pretendon se komisioni vlerësues ka pasur tendencë kundër tij.

“Kam qenë i tronditur pse më kanë vlerësuar me pikë minimale (apo nën minimale) me gojë sesa në shkrim. Kur unë jam i bindur se komisioni vlerësues ka tendencë kundër meje sepse përgjigjet në gojë nuk mund të dëshmohen dhe për këtë arsye ma kanë bo këtë padrejtësi. Përgjigjet me gojë i kamë pasur më të sigurta sesa përgjigjet me shkrim”, vijon ankesa e tij.

Përveç kësaj, pati edhe prej atyre që edhe pse i plotësuan kushtet, dyshohet se u “eliminuan” për t’u bërë vend punësimeve nepotiste në ndërmarrjen publike.

Kësisoj, një inxhinier i xehetarisë nga Fushë Kosova, nga disa të tjerë, ka parashtruar ankesë në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ai, anonimisht për Paparacin ka rrëfyer dyshimet për manipulime në vlerësimin e aplikantëve. Është shprehur se përveç se e ka të përfunduar shkollën e mesme teknike dhe fakultetin e xehetarisë, ka edhe përvojë të punës.

Sërish, ai nuk është përzgjedhur për pozitën manipulues i shiritave transportues.

Aplikanti thotë se testin me shkrim e ka kaluar me sukses, por gjatë intervistimit me gojë “kanë ndodhur manipulime” që kanë dërguar në mos-pranimin e tij në KEK.

“Për habi timen se si ka ardhur deri te ndryshimi i pikëve nuk e di, por jam i bindur se në këtë rast ka manipulime dhe keqpërdorime nga ana e komisioneve që janë formuar në KEK”, vijon ankesa e tij në KEK, teksa pretendon se pranimi i punëtorëve në këtë ndërmarrje publike është bërë në baza partiake dhe familjare.

Madje, ai ka kërkuar edhe ta shohë testin që e ka përmbushur apo që t’i nënshtrohet përsëri testimeve në këtë konkurs.

“Prandaj, njoftimi me të cilin jam njoftuar është plotësisht në kundërshtim me ligjin e punës dhe aktet e tjera të KEK sh.a.”, thuhet në ankesën e tij drejtuar Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Mbetem me shpresë se ankesa do të shqyrtohet dhe e njëjta do të vendoset pozitivisht, me njoftim se i kam plotësuar të gjitha kriteret dhe i plotësoj kushtet për të filluar me punë”, ka thënë në kushte anonimiteti aplikanti, emri i të cilit është i njohur për redaksinë.

Sipas një hulumtimi të Paparacit, punësimet familjare e partiake në konkursin e fundit në KEK kanë komprometuar procesin.

Anëtarët e Komisionit vlerësues kanë pranuar në punë djem e vëllezër të tyre. Rasti më i rëndë është ai i punësimit të djalit të zyrtarit kryesor të Auditimit, Ismet Vrapçani.

Dëshmitë që u publikuan nga Paparaci vendosën në lëvizje Prokurorinë Themelore në Prishtinë e cila inicioi hetime ndaj procesit. /Paparaci.com

Fotodëshmi: Njerëzit e lidhur me Vetëvendosjen të punësuar në KEK

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci