Radio Televizioni i Kosovës ka marrë të drejtat ekskluzive për transmetimin e ndeshjes së boksit mes Tyson Fury dhe Dillian Whyte për territorin e Kosovës, me anë të një tenderi me vlerë prej 4 mijë eurosh.
RTK ka vendosur të ofertojë për transmetimin e kësaj ndeshje, pasi që sipas tyre është në interesim të audiencës.
“Bazuar në interesimin e madh të audiencës së RTK-së për boksin në përgjithësi, e për këtë meç në veçanti, atëherë si palë kërkuese (Programi i Sportit në RTK-TV), ka konsideruar me interes të veçantë, marrjen e të drejtave televizive, për çka edhe e ka përcjellë kërkesën te strukturat menaxhuese të RTK-së, është miratuar oferta sipas vendimit te bashkangjitur”, thuhet në dosjen e tenderit.
Fitues i kontratës është shpallur operatori nga Shqipëria ‘Smart Solutions’, ndërsa njoftimi për dhënien e kontratës është bërë publik dje me 21 prill.
Fury dhe Whyte do të ndeshen për titullin WBC për peshat e rënda.
RTK përpos transmetimit të ndeshjes kryesore do të transmetojë edhe para ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në “Wembley”.
Ky takim do të zhvillohet të shtunën (22 prill) në stadiumin anglez “Wembley”.

