Të fundit

“Jeta e 100 mijë civilëve ukrainas është në duart e Putinit”

Kryetari i Mariupolit, Vadym Boichenko gjatë një bisede me ekipin e Reuters, ka thënë se jeta e njerëzve të ngujuar në këtë qytet ukrainas – tani është në duart e presidentit rus Vladimir Putin.

Boichenko ka shprehur nervozen për shkak të tempos së evakuimit të civilëve nga Mariupoli, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Ai tha se Rusia po e “rëndon evakuimin” që filloi “në ditët e para të marsit”.

“Kanë kërkuar nga ne të kemi hartën me vendet ku do të fillojë evakuimi dhe ua kemi dhënë. Na kanë pyetur sa autobusë i kemi dhe gjithmonë ua tregonim numrin e saktë. Më pas ata i bënin shkrumb e hi autobusët”, tha Boichenko.

Boichenko theksoi se në Mariupol akoma gjenden 100 mijë civilë, dhe se ushtarët në fabrikën e çelikut Azostal nuk do të dorëzohen për asnjë moment.

“Është e rëndësishme që njerëzit janë akoma atje dhe se jeta e tyre është në duart e vetëm një personi – Vladimir Putinit”, tha për fund kryetari i këtij qyteti ukrainas.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci