Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur ta ndihmojë kampionen olimpike, Nora Gjakova, me 3 mijë.
Arsyeja e ndarjes së kësaj shume nga KOK-u vie për të mbuluar shpenzimet e operimit të kampiones së artë olimpike.
Mes të tjerash në mbledhjen e mbajtur sot u diskutua edhe për udhëtimin e ekipit olimpik për në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Po ashtu, pas suksesit në Kampionatin Evropian U-23 u vendos që Flaka Loxha të dërgohet për rekomandim për shpërblim në Ministrinë e Sportit.
