Të fundit

Prokuroria Speciale e Sllovenisë nuk ka nisur hetime për skandalin e Berishajt

Prokuroria Speciale e Sllovenisë ka thënë se rasti i përfshirjes së dyshuar të ambasadorit Martin Berishaj në një skandal financiar, nuk është nën hetime penale. Në një deklarim për Paparacin, Prokuroria Speciale sllovene tha se nuk është duke i trajtuar pretendimet e publikuara të enjten.

Suada Qorraj

Prokuroria Speciale e Sllovenisë nuk ka nisur hetime për skandalin e dyshuar financiar në të cilin është përfshirë ambasadori kosovar, Martin Berishaj dhe Robert Golob, një politikan me peshë në Slloveni.

Në një përgjigje me shkrim për mediumin online Paparaci, Prokuroria Speciale sllovene ka deklaruar se hetimet për aferën nuk kanë nisur.

“Çështja për të cilën po pyesni nuk po trajtohet nga Prokuroria jonë”, ka thënë Prokuroria Speciale e Sllovenisë.

Mirëpo, Prouroria Speciale në Slloveni nuk ka mohuar e as pohuar nëse departamente të tjera të Prokurorisë së Sllovenisë janë duke e hetuar rastin, në qoftë se ai nuk bie në juridiksionin e Prokurorisë Speciale.

Një ditë pas pas publikimit të skandalit nga mediumi slloven, ka reaguar edhe ambasadori Martin Berishaj.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në Facebook ka mohuar akuzat, teksa ka paralajmëruar edhe padi ndaj mediumit slloven.

“Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshem në mes akterve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kunder portalit ne fjalë, hap rrugë per fjalen e fundit gjykatës. Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale”, shkroi ai në Facebook.

E në përkrahje të ambasadorit Berishaj ka dalë e para e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo ka deklaruar se gazetarët po konstatojnë një shpifje të cilën ambasadori do ta dërgojë në organet e drejtësisë në Slloveni.

Osmani e arsyetoi këtë mendim të saj duke thënë se asnjë gjykatë nuk ka konstatuar se ambasadori kosovarë, Martin Berishaj ka bëtë shkelje.

“Është për keqardhje që ju konstatoni një gjë për një ambasador të Republikës së Kosovës që nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë dhe për të cilën ambasadori Berishaj i ka mohuar akuzat dhe ai do ta padit portalin. Ne i besojmë ambasadorit të Republikës së Kosovës kur i mohon akuzat e tilla dhe pastaj bashkërisht e presim vendimin e organeve të drejtësisë”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në një konferencë për media.

Këto deklarata të bëra nga presidentja Osmani ngjallën reagime të shumta gjatë ditës së sotme, për çka presidenca ka dalë me një komunikatë për media.

Sipas komunikatës Osmani gjatë konferencës nuk u përpall me pyetje, por me siç shkruhet “konstatim të prerë nga ana e gazetarit”.

Tutje bëhet e ditur se presidentja tashmë ka kërkuar nga Ministrja Donika Gërvalla, që nga Ambasadori Berishaj të kërkohet raport me shkrim lidhur me artikullin në një medie në Slloveni dhe po ashtu që Ambasadori Berishaj të thirret në Kosovë për të sqaruar situatën.

Ndërkohë, që krahas Osmanit, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se si qeveri janë të përgjegjshëm dhe llogaridhënës por janë të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara.

Mediat sllovene e kanë zbuluar dje skandalin financiar, në të cilin dyshohet se janë përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë dhe ambasadori Martin Berishaj.

Televizioni slloven, në kronikën e transmetuar dje, tregonte se në xhirollogarinë MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe, janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MP Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.

Martin Berishaj fsheh tri bizneset e tij, edhe kompaninë e përfshirë në skandalin e madh

Televizioni slloven ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.

“Pagesat janë kryer nga dega për Serbi e GEN (kompani energjetike) te kompania private MB Consulting në Mal të Zi, me të cilën kompani GEN ka marrëveshje për këshillime. Janë realizuar pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro në muaj, ose gjithsej mbi gjysmë milioni euro”, raporton media sllovene./Paparaci.com

Ambasadori i Kosovës dyshohet për një skandal të madh financiar në Slloveni

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci