Pas inaugurimit të stadiumit “Air Albania” në Tiranë tjetër stadium modern është hapur në Shqipëri.
Qyteti i Kukësit nga e dita e shtunë mund të zhvillojë ndeshjet në stadiumin e ri të qytetit “Kukësi Arena”, punimet për të cilin zgjatën rreth dy vite.
Ndeshja e parë që do të zhvillohet në impatin e ri është takimi mes Kukësit dhe Laçit, që fillon nga ora 20:00.
Interesi edhe nga tifozëria kuksiane është i madh dhe pritet që stadiumi të jetë i mbushur plot për sfidën e së shtunës. Shumë qytetarë kuksianë kanë vizituar gjatë gjithë ditës së premte mjediset e stadiumit dhe janë surprizuar me këtë vepër gjigande infrastrukturore.
“Kukësi Arena” është tashmë një realitet dhe një impiant ndër më modernët në Shqipëri, pasi ofron kushte dinjitoze për ekipet, tifozët dhe mediat, me hapësira të bollshme dhe të mëdha për të gjitha nevojat që ka një ndeshje futbolli edhe e nivelit ndërkombëtar.
Impianti, që ka një kapacitet prej 6200 vendesh, siç e kërkojnë procedurat i është nënshtruar testeve të fundit për fushën dhe ndriçimin, që kanë rezultuar pozitive.
Stadiumi i ri i Kukësi është ndërtuar falë një investimi 50% të FSHF-së dhe 50% nga qeveria shqiptare.
https://www.youtube.com/watch?v=fTCxQHun9rk
