Të fundit

Dembele lëndohet përsëri

Sulmuesi i Barçës, Ousmane Dembele, pësoi një zgjatje në kofshën e majtë, thuhet në deklaratën e publikuar nga klubi katalunas këtë të enjte.

Francezi pati minuta në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Kievit dhe ka pësuar një dëmtim që do ta pengojë atë të jetë i disponueshëm në ndeshjet e rradhës te klubi Blaugranë.

Trajneri i përkohshëm i Barçës, Sergi Barjuan, nuk do të mund të llogarisë tek ai për ndeshjen kundër Celtas këtë fundjavë në Balaidos dhe do të jetë në dyshim për ndeshjen kundër Espanyol pas pushimit.

Dembele ishte lënduar edhe më parë, lëndim i cili e mbajti larg fushës së lojës për një kohë të gjatë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci