Të fundit

Tetë të vrarë nga bombardimet në Luhansk

Tetë persona janë vrarë dhe dy janë plagosur nga bombardimet ruse në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, i cili është një nga objektivat e rusëve.

Bilancin e ka bërë kreu i këtij rajoni Serhiy Haidai. Në një postim në Telegram, ai shkruan se gjashtë persona vdiqën kur u bombarduan qytetet Hirske dhe Zolote.

Dy gra u gjetën të vdekura nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar në qytetin Popasna, që u sulmua disa ditë më parë.

Haidai deklaron se edhe një stacion policie në qytetin e Severodonetsk u shkatërrua.

Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se ishte duke e përqendruar operacionin ushtarak në Luhansk dhe rajonet fqinje të Donetskut, pasi dështoi të pushtonte Ukrainën veriore, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev.

/abcnews.al

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci