Bad News Eagles shkruajnë historinë, pasi e mposhtën SINNERS në Rumani, duke u bërë ekipi i parë shqiptar i cili kualifikohet në turneun më të madh të botës në CS:GO.
Për këtë sukses të ekipit kosovar, shefi i qeverisë, Albin Kurti, tha se kjo fitore i bën pjesë të garës më të madhe të vitit për CSGO.
Kryeministri tha se prej internet kafesë, ku filluan ushtrimet e para, BNE nga sot na përfaqësojnë në garën më të madhe në botë.
“I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë. Ata po na dëshmojnë çdo ditë se kur kombinohet pasioni dhe puna, suksesi është i garantuar”, shkroi Kurti në Instagram.
View this post on Instagram
