Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar shoferin që ka goditur dje me veturë 20-vjeçaren në Fushë Kosovë.
Siç njofton Policia sot ka identifikuar të dyshuarin deri, ku dhe e ka përcjellë deri tek një autoservis në Çagllavicë.
“Sot rreth orës 09:40, nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar personi dhe automjeti që ka qenë i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku është lënduar rëndë një këmbësore. Fillimisht nga hetuesit është përcjelljë automjeti i dyshuar, derisa ka arritë në një autoservis në Çagllavicë”, njofton Policia.
Tutje bëhet e ditur se vetura e tij ishte e dëmtuar. Policia ka dërguar edhe pamje të veturës.
“Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e automjetit të tipit Opel Corsa i cili ishte i dëmtuar. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, rasti do të përcillet në koordinim me prokurorin e shtetit”, përfundon njoftimi.


