Zlatan Ibrahimoviç ka arritur një tjetër rekord mbrëmë gjatë ndeshjes kundër LazioS, ku Milani triumfoi në minutat e fundit të ndeshjes.
Me pasimin për Tonalin, i cili shënoi golin e fitores për “Rossonerët”, bomberi suedez ka regjistruar asistin më të vjetër në Serie A, në moshën 40 vjeç, 6 muaj dhe 21 ditë.
Ibra parakaloi Francesco Tottin, legjendën e Romës. Ish-kapiteni i verdhekuqve ishte 40 vjeç, 4 muaj dhe 23 ditë kur jepte asist për Radja Nainggolan në suksesin 4-1 ndaj Torinos (19 shkurt, 2019).
Milan fitoi me përmbysje ndaj Lazios dhe vazhdon të kryesojë kampionatin italian edhe pse Interi ka luajtur një ndeshje më pak.
