Të fundit

Macron “shkrihet” pas Merkelit me puthje e përqafime

“Mbaje Europën të bashkuar” ishte porosia e fundit që Angela Merkel i dha presidentit francez Emmaneul Macron teksa përgatitet të lërë postin e kancelares dhe rolin e bashkueses së kontinentit të vjetër përgjatë viteve të tëra krizash.

Duke i uruar mirëseardhjen në rajonin e verës, Burgonjë nëvend të një darke formale në Pallatin Elize, Macron e falenderoi për durimin e saj dhe të gjithë mësimet që i ka dhënë. Ai i dorëzoi Kryqin e Madh të Legjionit të Nderit në vazhdën e vizitës së lamtumirës, ndërsa në ceremoni nuk munguan përqafimet.

Francezët e shohin në mënyra të ndryshme trashëgiminë e Merkelit. Një pjesë shprehen të trishtuar që po largohet liderja e parë prej trye si mishërim i stabilitetit dhe qëndrueshmërisë. Të tjerë thonë se ajo “coi një milion refugjatë në Gjermani, dhe ata nuk përshtaten mirë me një demokraci”.

Në përgjithësi në Paris megjtihatë perceptohet se në metrat e fundit, Franca e rriti peshën në marrëdhënien gjermano-franceze dhe dy vendet u varën më shumë se kurrë nga njëra-tjetra.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci