Të fundit

Lyrical Son: Nuk mund të jesh edhe “gangster” edhe reper

Reperi i njohur kosovar, Lyrical Son, së fundi ishte i ftuar në emisionin “Barber Shok” ku ka folur për zhvillimet e tij të fundit në karrierë por edhe për hip-hop-in në përgjithësi.

Madje ai u shpreh se estrada shqiptare numëron aq shumë të rinj sa edhe nuk i njeh me emra.

“Nuk njoh reper shumë të ‘sëmurë’ që është reper shumë i mirë edhe që është ‘gangster’, ndoshta ka se tash unë jam shumë larg po mi përmendin disa emra të rinj që nuk po i njoh. Se s’jam në rrjedha, por po flas për gjeneratë timen, nuk kam njohur unë reper që është ‘gangster’ i vërtetë edhe reper. Sepse nuk mundesh, duhet të zgjedhësh rrugë ose skenë”, u shpreh ndër të tjerash Lyrical Son.

Tutje, ai foli edhe për pjesën e dytë të albumit “Muzikë e Alltisë”, duke thënë se bashkë me MC Kreshën kanë në plan të sjellin së shpejti, por një datë të saktë të publikimit të projektit nuk ka.

Reperi gjithashtu shtjelloi edhe temën e klikimeve të famshme nga estrada, duke thënë se nuk beson në shifrat astronomike të dëgjueshmërisë së tyre por që prapëseprapë i mirëkupton për shkak se disa prej tyre, përdorin shifrat e klikimeve për marketing.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci