Këngëtarja serbe Ana Duriq e njohur si Konstrakta, këtë vit do ta përfaqësojë Serbinë në Eurovision 2022.
Në fotografinë zyrtare të cilën e ka publikuar Eurovision 2022, këngëtarja shihet ulur, ndërsa përballë ka dy tavolina në formë të shkronjës Z.
Një foto e tillë ka nxitur reagime nga ana e ndjekësve duke thënë se Serbia po e mbështet agresionin rus kundrejt Ukrainës.
“Përfaqësuesja serbe në #Eurovision 2022 në fotot zyrtare të Eurovizionit është fotografuar me një tavolinë në formë ‘Z’. Pyetja është nëse #Serbia po e mbështet okupimin #rus në #Ukrainë përmes Eurovizionit duke përdorur këtë simbol?!”, ka shkruar Eurovision Kosova në Twitter.
The serbian representative in #Eurovision 2022 in the official photos for Eurovision is photographed with a table in the shaped ‘Z’. The question is whether #Serbia is supporting the #Russian occupation in #Ukraine through Eurovision using this symbol?! 😏❌ pic.twitter.com/9k8Ubg4Qtq
— Eurovision Kosovo (@ESCKOSOVO) April 25, 2022
Konstrakta fitoi famë më të madhe pasi fitoi konkursin kombëtar të përzgjedhjes për Eurovizion Song Contest 2022 në Torino të Italisë me këngën “In corpore sano”.
Eurovision2022 do të nisë më 10 maj dhe nata finale do të mbahet më 14 maj, e diel.
Ndërsa këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati do ta përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovision me këngën “Sekret”.
