Të fundit

Pushteti vazhdon ta mbrojë skandalin e ambasadorit Berishaj në Slloveni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se ‘duhet pritur’ kur komentoi skandalin në të cilin dyshohet se është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj.

Bajqinovci thotë se ambasadori mohoi fajësinë dhe kjo është arsye pse ai s’mund të shkarkohet.

Por kur ka pritur VV?

“Për çështjen Berisha unë mendoj se duhet të pritet, të vijë ai dhe të sqarohet se cila është e vërteta e gjithë kësaj”, tha Bajqinovci në Kanal10.

“Çfarë skandali, a e ka padit ai (Berishaj mediumin), a ka thënë s’është e vërtetë. A ka thënë është e pavërtetë”, shpjegoi ai, duke treguar se nuk e njeh Berishajn por se i beson.

”I besoj shumë”, shton ai.

“Unë nuk e njoh z.Berishaj por ai e ka padit dhe ka dalë e ka thënë se gjithçka është e pavërtetë”, tha ai.

“Nuk mundesh me shkarku njeriun i cili e ka mohu. Tash ai duhet të vijë në Kosovë. Nëse ka të vërteta në këto transaksione unë besoj se s’do ta pyes qeveria për këtë punë. Por unë mendoj se duhet pritur me ardhur ambasadori këtu fizikisht që të sqarojë problemin e tij”, tha Bajqinovci.

Martin Berishaj është implikuar në një skandal të madh financiar, të cilin e ka zbuluar mediumi slloven, Planet TV.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Ambasadori i Kosovës dyshohet për një skandal të madh financiar në Slloveni

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci