Arritja në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nuk është e mjaftueshme për Carlo Ancelottin.
Sipas teknikut italian, sukses i vetëm për “Los Blancos” do të ishte kualifikimi në finale.
Madrilenët janë të motivuar dhe të vendosur për të nxjerrë rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet në “Santiago Bernabeu”.
“Duhet ta bëjmë një paraqitje të mirë ndaj Cityt. Heqja e përparësisë së golit të mysafirit në dy sfidat e bën edhe më të hapur sfidën. Në këto tipe garash, ekziston një dozë lumturie dhe kënaqësie kur arrin në gjysmëfinale, por edhe një preokupim për sfidën kundër një ekipi mjaft të fortë si City”, deklaroi Ancelotti.
“Është një sfidë që e ka presionin e njëjtë, për ne dhe për Cityn. Për ne nuk është një sukses të jemi në gjysmëfinale, por do të ishte nëse shkojmë në finale. Për ta bërë këtë, duhet ta eliminojmë Cityn”, përfundoi Ancelotti.
Ndeshja mes Manchester City dhe Real Madridi do të fillojë në orën 21:00.
