Të fundit

Trajneri i Mallorcas flet për Muriqin

Javier Aguirre, trajner i skuadrës së Mallorcas ka folur për të ardhmen e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.

Muriqi i cili ndodhet si formë huazimi te Mallorca nuk dihet nëse do të qëndroj përgjithmonë tek ishullorët apo do të rikthehet te Lazio.

Ndërsa për të ardhmen e tij nuk është i informuar as trajneri Aguirre.

“A do t’i paguajmë 12 milionë euro për ta blerë lojtarin? Nuk mund të flas me supozime. Duhet të presim derisa të mbyllet sezoni dhe më pas të shohim se çka do të bëjmë. Do të ulemi, të planifikojmë, të shohim nëse ia vlen, të shohim se çka do të ndodhë me të huazuarit dhe se çfarë nevojash kemi”, deklaroi trajneri Aguirre në një intervistë me “Ultima Hora”.

Ai më pas foli edhe për karakteristikat e ish-futbollistit të Fenerbahçes dhe të Rizesporit.

“I kemi pesë sulmues dhe janë të ndryshëm, kështu që çfarëdo kombinimi është i mirë. Ai që ka luajtur më së shumti është Muriqi, sepse është në ritëm me golin dhe është mjaft i motivuar. Më pëlqen se si punon ai”, përfundoi Aguirre.

Muriqi ka shënuar gjithsej katër gola me skuadrën e Mallorca duke i shpëtuar nga rënia në një ligë më poshtë.

Në rast se Mallorca nuk vendos për blerjen e kartonit të reprezentuesit kosovar, atëherë Muriqi do të kthehet te Lazio, ku më pas mund të vazhdoj në Turqi.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci