Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryekuvendarit, Glauk Konjufca, ka kritikuar të parin e Prishtinës, Përparim Ramën.
Kërçeli në Facebook ka shkruar në Facebook se mbi 100 pacienta janë duke pritur para Qendrës së Mjekësisë Familjare V, meqë stafi është në pauzë.
Tutje, ai ka ironizuar me Ramën, duke e pyetur mos është edhe kjo test.
“Perparim Rama Qendra e Mjekësisë Familjare me pauzë? Mbi 100 pacienta presin me fillu puna. A është test edhe kjo?”, ka shkruar Kërçeli.
