Të fundit

Mblidhet Qeveria Kurti, pendohet për vendimin e para katër muajve

Rreth katër muaj pas shfuqizimit të shtatë udhëzimeve administrative, Qeveria e Kosovës është mbledhur të martën për t’i rikthyer ato në fuqi.

Shtatë udhëzimet administrative ishin pjesë e një vendimi të Qeverisë së Kosovës për shfuqizimin e qindra udhëzimeve administrative në një mbledhje të katër muajve më parë.

Në një mbledhje të mbajtur sot, ekzekutivi arsyetoi rikthimin në fuqi të shtatë akteve nënligjore, me qëllim “shmangien e vakumit ligjor” si pasojë e shfuqizimit të tyre në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, shtatë udhëzimet administrative do të mbesin në fuqi deri në nxjerrjen e akteve të reja nën ligjore apo ndryshimit të ligjeve, raporton Paparaci.

Shtatë udhëzimet administrative të shfuqizuara dhe të rikthyera në fuqi me vendimin e sotëm, përfshijnë – mes tjerash – rregullimin për akteve nënligjore për licencimin e profesionistëve shëndetësor, vendosjen e banderolave në produktet medicinale etj..

Shtatë udhëzimet administrative të fuqizuara sot me vendim të ekzekutivit:

1. Udhëzimi Administrativ MMPHI Nr.11/2014 për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Fshatin Hoçë e Madhe;

2. Udhëzimi Administrativ Nr.03/2013 për Këshillin Zbatues dhe Monitorues;

3. Udhëzimi Administrativ për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit dhe të Zyrës së Qendrës Historike të Prizrenit;

4. Udhëzimi Administrativ 10/2011 për Regjistrimin dhe Licencimin e Profesionistëve Shëndetësorë;

5. Udhëzimi Administrativ 12/2013 për Vendosjen e Banderolave në Produktet Medicinale;

6. Udhëzimi Administrativ 15/2003 për Pagesat e Ekspertëve Profesionalë dhe Komisioneve Profesionale; dhe

7. Udhëzimi Administrativ 13/2013 për Qarkulluesit me Shumicë për Produktet dhe Pajisjet Medicinale.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci