Të fundit

LVV-ja akuzon për sulm fizik Imri Ahmetin, publikon dy video

LVV-ja në Lipjan e ka akuzuar për sulm fizik ndaj asamblistëve të saj në Lipjan kryetarin Imri Ahmeti.

Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan e ka denoncuar kryetarin e kësaj komune për përfshirje në “kërcënime dhe sulme” ndaj aktivistëve dhe asamblistëve të saj.

Në denoncimin e tyre publik në Facebook, thuhet se kryetari Ahmeti i ka sulmuar disa aktivistë të tyre dhe asamblistët në seancën e Kuvendit Komunal të së martës. LVV-ja e akuzon kreun e Komunës së Lipjanit se e ka sulmuar aktivistin Blerton Vehapi.

Subjekti politik i udhëhequr nga Albin Kurti ka paralajmëruar ndërmarrjen e hapave ligjorë.

Këto pretendime, Vetëvendosje në Lipjan i mbështet në dy video të publikuara në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci