Të fundit

Bllokohen xhirollogaritë e kompanisë së ambasadorit Martin Berishaj

Qarkullimi i kompanisë ishte qindra mijëra eurosh gjate viteve 2019 dhe 2020, por në fund i mbeti borxh Administratës Tatimore në shtetin malaziaz.

Mbi 600 mijë euro nga kompania GEN-I, dega ne Beograd ishin transferuar te firma “MB Consulting”, pronë e ambasadorit kosovar ne Kroaci.

Televizioni Planet TV raportoi se ato ishin dhënë për të ndikuar ne procesin zgjedhor në Slloveni.

Deri tash Ambasadori Berishaj ka mohuar këtë pjese por nuk ka treguar se perse u pagua nga GEN-I Beograd, dhe se pse i tërhoqi ato para dhe ku i dërgoi ato.

Përtej këtij zhvillimi, për te cilin Insajderi ka raportuar në vazhdimësi, gazeta merr vesh që autoritet malaziase kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve ndaj firmës se Berishajt.

Xhirollogaritë e kësaj firme në shtetin e Malit te Zi tashmë janë bllokuar, merr vesh Insajderi nga burime brenda institucioneve të atjeshme.

Vendimi ishte marre në shtator te vitit te kaluar.

Arsye e këtij veprimi nga shteti është qe firma ka borxh tatimor.

Mbi 31 mije euro është shuma e borxhit nga mospagesa e tatimit ne fitim nga firma e Berishajt. Kjo shumë e llogaritur e borxhit të tatimit në fitim tregon se Berishaj ka pasur fitime prej qindra mijë eurove brenda një viti nga afarizmi në Mal të Zi.

Bizneset që i fshehu Berishaj

Gazeta kishte raportuar ekskluzivisht rreth nisjes së hetimeve për Martin Berishajn nga Agjencia kundër Korrupsionit, pasi të njëjtit kishin nisur procedurat për verifikimin e pasurisë së tij.

Ndërkaq, Yll Buleshkaj, ka thënë se Verifikimi administrativ (sipas nevojës edhe hetimi administrativ) që kryhet nga AKK bëhet në formë të pavarur.

“Agjencia kundër Korrupsionit konfirmon që ka pranuar këtë informatë në fund të  javës së kaluar dhe e njejta do të trajtohet sipas ligjit dhe brenda afateve ligjore. Rrjedhimisht, AKK ka iniciuar procedurat për verifikim të pasurisë së deklaruar nga z. Berishaj” thuhet në përgjigjen e Buleshkajt.

Dy kompanitë e tij, “Myloja” dhe “Zaslon Kosova” figurojnë vetëm në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.

Lidhja e Berishajt me Golobin

Golob që akuzohej për shpërlarje parash me Berishajn fitoi me numër rekord mandatesh. Pas 90,11 për qind të votave të numëruara, partia Lëvizja e Lirisë është në krye (33,9% dhe 40 vende), e ndjekur nga SDS (24,2%, 29 vende), NSi (7%, tetë vende) dhe SD në parlament. 6.6%, 7 mandate) dhe e majta (4.1% dhe 4 mandate).

Partia Lëvizja e Lirisë e udhëhequr nga Robert Golob, që u akuzua para disa ditëve nga mediat sllovene për një skandal financiar, ku i përfshirë ishte edhe një ambasador i Kosovës.

Televizioni slloven, Planet TV ka raportuar për një implikim të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në një skandal financiar. Sipas televizionit, Berishaj kishte pranuar në llogarinë e kompanisë së tij “MB Consulting” një shumë prej 600 mijë eurosh nga dega në Beograd e kompanisë “GEN”, e të cilat pretendohet se i ka tërhequr në ‘cash’ dhe më pas ia ka dhënë kandidatit për kryeministër të Sllovenisë, Robert Golob.

Këto pretendime i ka mohuar Berishaj, duke paralajmëruar padi ndaj këtij mediumi. Presidenca i ka kërkuar raport dhe e ka ftuar për sqarime në Kosovë ambasadorin, pasi paraprakisht presidentja Vjosa Osmani ka thënë se i beson versionit që Berishaj e ka dhënë në Facebook.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci