Paris Saint-Germain duket se më në fund është lodhur nga dramat e Neymar dhe sipas Sky Sport, ekipi francez do ta nxjerrë në shitje braziliani.
Transferimi që i kushtoi PSG-së 222 milionë euro do të mund të shitet rreth 100 milionë dhe sipas raportimeve drejtori sportiv nuk do të pranojë ndonjë shumë më të vogël se aq.
Pas fitimit të titullit kampion në Francë fundjavën e kaluar, Neymar ironizoi duke thënë se fansat nuk mund të lodhen kaq shpejt së vërshëllyeri, pasi atij i kanë mbetur edhe tri vite në kontratë.
Megjithatë, ai nuk është lojtari i vetëm të cilit i është hapur dera. Sipas “L’Équipe”, në skuadrën franceze nuk mund të vijojnë as Draxler, Kurzawa, Paredes dhe Kehrer.
Klubi parisien synon të bëjë një kthesë të madhe këtë verë, një revolucion që mund të ndikojë edhe në drejtimin sportiv.
