Të fundit

Problemi i vizave, Shpat Deda ankohet për shortin e termineve në ambasadë

Lotaria për një termin vize në Ambasadën e Gjermanisë ka ngjallur reagimin e artistit Shpat Deda.

Këngëtari i njohur është ankuar lidhur me procedurën e termineve nëpër ambasada.

Ai ka shprehur pakënaqësinë e tij përmes një publikimi në Facebook të mërkurën, shkruan Paparaci.

“Imagjinoni jetoni në zemër të Evropës dhe një termin në ambasadë duhet ta bëni përmes shortit. Short për ta pasur mundësinë që ta vizitosh një qytet evropian! Realitet i trishtë për të rinjtë e Kosovës, sa turp për Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

Kohëve të fundit të gjithë ata që duan të bëjnë një termin për vizë duhet t’i parashtrohen procedurës së shortit. Kjo procedurë ka shkaktuar shumë pakënaqësi tek të rinjtë, pasi edhe pas shortit raste të shumta po refuzohen.

Shpat Deda është kthyer në njërin prej këngëtarëve më të dashur në trojet shqiptare. Ai i hyri muzikës rastësisht. Këngën e parë ia dedikoi mallit për shtëpinë, pasi studionte për marketing në Bullgari.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci