Sezoni në ligën e futbollit ukrainas është pezulluar përfundimisht si rezultat i pushtimit nga Rusia.
Liga ka njoftuar se tabela nga 24 shkurti, në ditën kur trupat ruse nisën pushtimin, konsiderohet si përfundimtare, por kampion nuk do të ketë.
Deri tani, liga ishte vetëm e suspenduar.
Shakhtar Donetsku ishte lider në tabelë me dy pikë larg kampionit në fuqi, Dynamo Kievit.
Të dyja skuadrat pritet të jenë pjesë e kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjet në futbollin ukrainas nuk nisën më pas pushimit dimëror. Hera e fundit kur u luajt një ndeshje në Ukrainë ishte mesi i dhjetorit.
