Paolo Zanetti është shkarkuar të mërkurën nga posti i trajnerit te skuadra e Venezies për t’u zëvendësuar nga Andrea Soncin, i cili ishte në krye të ekipit të juniorëve.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra italiane që po lufton për mbijetesë në Serie A.
“Venezia FC njofton se Paolo Zanetti është liruar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë. Klubi dëshiron t’i falënderojë trajnerin dhe stafin e tij për profesionalizmin dhe kontributin e dhënë në promovimin historik te Venezias në Serie A sezonin e shkuar”, thuhet në njoftimin e Venezias.
Trajneri i ri, Soncin, do të debutojë në krye të Venezias të dielën në ndeshjen ndaj Juventusit që zhvillohet në Torino. Aktualisht Venezia zë vendin e fundit në Serie A me 22 pikë të grumbulluara pas 33 ndeshjeve të zhvilluara.
