Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka falënderuar Komisionin Evropian për pezullimin e propozuar të detyrimeve të importit për të gjitha produktet ukrainase për të ndihmuar ekonominë e vendit.
Kështu raporton The Guardian, transmeton Paparaci.
Zelenskiy shkroi në Twitter se ai kishte folur me presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen, për mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën, si dhe një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë, për të cilën ai tha se “duhet të përfshijë embargon e naftës”.
