Këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, nismën “Ballkani i Hapur” e ka quajtur tentativë për copëtim të rajonit.
Ai ka shtuar se e vetmja platformë rajonale për treg të përbashkët është ajo në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Ballkani i Hapur = Ballkani i Copëtuar. Tregu i Përbashkët Rajonal është e vetmja platformë rajonale nën Procesin e Berlinit, e përkrahur nga dhe bazuar në ligjet e BE-së dhe miratuar nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe anëtarët e Procesit të Berlinit. Çdo gjë tjetër jashtë Procesit të Berlinit dhe BE-së u shërben vetëm atyre që ju intereson Ballkani i Copëtuar”, ka shkruar ai në Twitter.
Ky postim vjen si kundërpërgjigje ndaj takimit të sotëm që patën krerët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në Beograd.
Open Balkan = Broken Balkan.
Common Regional Market (CRM) is the only regional platform under the Berlin Process, supported by & based on EU rules, endorsed by all WB6 & Berlin Process members.
Anything outside Berlin Process & EU serves only those interested in a Broken Balkan.— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) November 4, 2021
