Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Nobert Jokli” në Prishtinë.
I njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka goditur me veturë një person tjetër.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
