Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili aktualisht ndodhet në SHBA ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, i cili ndodhet në Kil.
Në një postim në Twitter ai ka shkruar se me Borellin kanë diskutuar situatën aktuale dhe vazhdimin e dialogut në rajon.
“Faleminderit Joseph Borrell për thirrjen e tij nga Kili. Megjithëse të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore, gjetëm disa momente për të diskutuar situatën aktuale dhe për të ndjekur dialogun e ardhshëm në rajonin tonë. Ai përsëri falënderoi Kosovën për përafrimin me sanksionet Evropës kundër Rusisë”, shkruan Kurti.
Thanks to HR @JosepBorrellF for his call from Chile. Though both far from home, in two continents but one time zone, we found some moments to discuss current situation & pursue future dialogue in our region. He again thanked 🇽🇰 for aligning with 🇪🇺 sanctions against 🇷🇺.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 28, 2022
