Të fundit

Abdixhiku telefonon kryeministrin Abazoviqin

Lumir Abdixhiku, kreu i LDK-së e ka quajtur arritje historike zgjedhjen e Dritan Abazoviqit në krye të qeverisë malazeze.

Ai në Facebook ka shkruar se ardhja e Abazoviqit në krye të Malit të Zi është rikonfirmim i stabilitetit rajonal.

“Zgjedhja e Dritan Abazović si Kryeministër i ri i Malit të Zi, përveç se arritje historike për shqiptarët në rajon, është dhe rikonfirmim i stabilitetit rajonal e orientimit properëndimor të vendit tonë fqinj”, shkruan ai.

Abdixhiku ka shkruar se ka telefonuar Abazoviqin dhe i ka uruar zgjedhjen në këtë pozitë të rëndësishme.

“Në emër timin dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në komunikim telefonik pak çaste më parë, Dritanit i kam uruar zgjedhjen në këtë pozitë të rëndësishme për të e vet Malin e Zi. Uroj që vizioni i tij, dhe i joni bashkarisht, të sjellë progres të përbashkët rajonal e avancim të interesve të dy shteteve në familjen euroatlantike”, përfundon postimi i tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci