Të fundit

Momenti kur Abazoviqi betohet si kryeministër i Malit të Zi

Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi politikanin shqiptar Dritan Abazoviq si kryeministër të vendit dhe miratoi qeverinë e formuar prej tij.

Pas një seance disa orëshe debati, kabineti i Abazoviq mori 45 vota pro nga 81 që janë në Parlamentin malazez, ndërsa 3 përfaqësues të socialdemokratëve ishin kundër.

Për qeverinë e Abazoviqit votuan 16 deputetë të partive që përbëjnë koalicionin qeveritar si dhe 29 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve të Milo Gjukanoviqit, i cili nuk ka përfaqësues në Qeveri.

Partitë ne pushtet janë  Lëvizja Qytetare URA, e kryeministrit Abazoviq, Partia Popullore Socialiste pro-Serbe (SNP), Partia Socialdemokrate (SDP) dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

Në seancë nuk morën pjesë deputetë nga Fronti Demokratik Pro-Serb dhe Demokratët, të cilët kundërshtojnë fuqishëm Qeverinë e pakicës.

Kryeministri Dritan Abazoviq tha se objektivi i Qeverisë së re është të zhbllokojë procesin e integrimit evropian të Malit të Zi dhe zgjedhjen e pozitave udhëheqëse në Gjyqësor.

Kabineti i ri ka katër zëvendëskryeministra, nga një për çdo parti të koalicionit qeveritar, 18 ministri dhe dy ministra pa portofol.

Më herët gjatë seancës parlamenti malazez zgjodhi kryetaren e tij Danijela Gjuroviq nga Partia Popullore Socialiste pro-serbe, duke mundësuar zhbllokimin e legjislativit që ishte bllokuar prej gati tre muajsh, që pas rrëzimit me mocion mosbesimi të qeverisë se ish kryeministrit Krivokapiq.

Kjo është hera e dytë në historinë e Malit të zi që një grua zgjidhet në krye të parlamentit të vendit. /abcnews.a

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci