Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur sonte në restauranit “Villa Park”.
Ndërkohë, që dyshohet se nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Dy Prokurorë të Krimeve të Rënda nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë së bashku me Policinë e Kosovës janë në vendin e ngjarjes. Deri më tani kemi të konfirmuar një viktimë, ndërkaq që dyshohet se janë të plagosur edhe dy persona”, tha ai për Paparacin.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, raporton Paparaci.
“Rreth orës 20:43 minuta Policia është njoftuar se në fshatin Volljakë, më saktësisht në restorantin “Villa Park” ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet se ka të plagosur. Me arritën në vend të ngjarjes Policia ka kuptuar se dy persona janë të lënduar rëndë të cilët fillimisht janë dërguar në QKMF në Klinë dhe më pas në emergjencën e Spitalit të Pejës. Pas pak mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e njërit nga dy viktimat. Në vendin e ngjarjes janë njësitë kompetente policore”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ndërkohë, që burime të mirinformuara të Paparacit kanë bërë të ditur se policia tashmë ka arrestuar tre persona.
