Të fundit

Vrasja e një amerikani në Ukrainë, Biden: Shumë e trishtueshme

Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu shqetësimin të premten për lajmin se një amerikan, Willy Joseph Cancel, u vra ndërsa luftonte përkrah forcave ukrainase.

“Është shumë e trishtueshme. Ai la një fëmijë të vogël pas,” u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë ndërsa ishte duke pritur një takim.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki më herët të premten i ofroi ngushëllime familjes së Cancel dhe tha se qeveria amerikane nuk e kishte konfirmuar zyrtarisht vdekjen e tij, duke paralajmëruar amerikanët që të mos udhëtojnë në Ukrainë për çfarëdo arsye.

Cancel u vra të hënën duke luftuar përkrah forcave ukrainase, konfirmuan për CNN anëtarët e familjes së Cancel. 22-vjeçari po punonte me një kompani private kontraktuese ushtarake kur u vra më 25 prill. /Abcnews.al

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci