Të fundit

Kievi mbyll portet e qyteteve të pushtuara

Kievi ka paralajmëruar këtë të dielë se do të mbylle portet e qyteteve të pushtuara.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në ditën e 67-të të luftës, ministri i Jashtëm ukrainas, është shprehur se kjo është e vetmja mënyrë për të rikthyer sovranitetin e Kievit mbi të gjithë territorin.

Ndërkohë në fjalimin e fundit presidenti Zelensky ka deklaruar se Ukraina do të jetë e lirë.

“Ukraina do të jetë e lirë dhe flamuri verdheblu do të kthehet në të gjitha qytetet e pushtuara përkohësisht“.

Gjithashtu Putini do të ishte i gatshëm ta shpallte këtë”luftë totale” në Ukrainë.

Sipas mediave britanike, mund të bëhet më 9 maj gjatë paradës së Ditës së Fitores.

Moska thotë se ka prova për “një sulm vdekjeprurës nga nacionalistët ukrainas në një shkollë dhe kopsht fëmijësh në Kherson”. /abcnews.al

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci