Të fundit

Scholz hedh poshtë kritikat për mos-dërgimin e armëve në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka hedhur poshtë kritikat për hezitimin e Gjermanisë për të dërguar armë të rënda në Ukrainë.

Ai hodhi poshtë akuzat se Gjermania nuk po tregonte lidership në përpjekjet për të furnizuar vendin, shkruan The Guardian.

Scholz është nën presion si brenda dhe jashtë vendit për t’ë furnizuar me armë të rënda Ukrainën dhe të mbështesë një embargo të BE-së ndaj importeve ruse të energjisë.

Sipas një sondazhi, 54% e gjermanëve ishin të pakënaqur me menaxhimin e krizës nga Scholz.

“Unë i marr vendimet e mia shpejt dhe në bashkëpunim me partnerët tanë,” tha Scholz për Bild am Sonntag në një intervistë.

Vendi tashmë ka ndryshuar politikën e tij për të dërguar tanke kundërajrore “Gepard” në Ukrainë, e cila gjithashtu mbështetet nga shumica e gjermanëve, sipas një sondazhi të fundit.

Ka pasur gjithashtu presion të vazhdueshëm nga disa prej aleatëve të NATO-s të Gjermanisë në vendimin fillestar të kancelares për të mos dërguar armë në Ukrainë.

Vendet e tjera, përfshirë Poloninë, janë të pakënaqur me hezitimin e Gjermanisë për të vendosur një embargo ndaj importeve të gazit rus.

Duke iu referuar sondazheve, ai tha: “Duhet t’i mbani parasysh sondazhet, por nuk nuk duhet të vareni prej tyre veçanërisht në çështjet e luftës dhe paqes që janë jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci