Dhjetëra protestues të cilët tentuan të arrinin në sheshin kryesor në Taksim të Stambollit, janë arrestuar të dielën e 1 Majit.
Këta protestues u organizuan për të dalë kundër vështirësive ekonomike të shkaktuara nga inflacioni i furishëm, raportoi “Reuters”.
Zyra e guvernatorit të Stambollit ka lejuar që festimet e 1 Majit të mbahen në një zonë tjetër dhe i konsideroi tubimet në të gjitha vendet e tjera si të paautorizuara dhe të paligjshme.
Një deklaratë nga kjo zyrë të dielën ka njoftuar se 164 protestues janë arrestuar në gjithë qytetin.
Marshimet e udhëhequra nga punëtorët dhe sindikatat mbahen çdo vit më 1 maj si pjesë e festimeve të Ditës Ndërkombëtare të Punës në shumë vende.
