Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Mramorë, plagosen dy persona

Të shtëna me armë zjarri ka patur pak më parë në lagjen Suteskë të fshatit Mramorë, të Prishtinës.

Si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri, janë plagosur dy persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramorë të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit”, tha Borovci.

Tutje, Borovci ka thënë se të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë.

“Të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, përfundoi ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci