Të fundit

Rusia rifillon bombardimet mbi Azovstal pas largimit të dhjetëra civilëve

Rusia dyshohet se ka rifilluar të hënën sulmin në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, pas evakuimit të dhjetëra civilëve ukrainas nga objekti i madh industrial, raportoi të hënën BBC-ja.

Një nga mbrojtësit e kompleksit, komandanti i gardës kombëtare ukrainase Denys Shlega, ka thënë se bombardimet nisën pasi autobusët e evakuimit u larguan.

“Një armëpushim është shpallur gjatë dy ditëve të fundit gjatë një operacioni evakuimi civil”, tha Shlega për televizionin kombëtar ukrainas. “Sapo u larguan civilët, filluan granatimet nga të gjitha llojet e armëve”.

Shlega pretendoi se disa qindra civilë kanë mbetur brenda, së bashku me rreth 500 ushtarë të plagosur.

Dhjetëra civilë pritet të mbërrijnë sot në qytetin ukrainas, Zaporizhzhia pasi arritën të largoheshin nga Azovstali me ndihmën e OKB-së dhe Kryqit të Kuq ndërkombëtar.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci