Të fundit

Hungaria kundër idesë së BE-së për ta ndaluar importin e gazit rus

Hungaria vazhdon ta kundërshtojë idenë që BE-ja ta ndalojë importin e gazit dhe naftës ruse, ka thënë zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs.

“Pozicioni i Hungarisë për çdo embargo ndaj importeve të gazit dhe naftës nuk ka ndryshuar. Ne nuk e mbështesim idenë”, ika thënë Kovacs për Reuters.

Bashkimi Evropian duket se do ta shpallë ndalimin e importeve të naftës ruse si pjesë e një pakete të re sanksionesh, e cila po diskutohet këtë javë.

Disa diplomatë thanë se ndalimi i importeve të naftës u bë një opsion i zbatueshëm pas kthesës së Gjermanisë, e cila tha më herët se një masë e tillë do t’i bënte shumë dëm ekonomisë gjermane. Megjithatë, vendimi për ndalimin e importit të naftës ruse në nivel të BE-së nuk mund të merret pa pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci