Të fundit

Dështon evakuimi i civilëve nga Mariupoli

Rreth 100 njerëz u evakuuan nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, dhe pritej të mbërrinin në Zaporizhzhia, më shumë se 200 km larg.

Jashtë fabrikës së çelikut, evakuimet ishin planifikuar të kryheshin në të gjithë Mariupolin këtë mëngjes, por civilët janë ende duke pritur për autobusët, të cilët parashihej të mbërrinin në mëngjes, raporton BBC.

Këshilli i qytetit u ka kërkuar civilëve që të qëndrojnë në pikën e marrjes pasi shpresojnë se evakuimi do të vazhdojë.

Një ndihmës i kryebashkiakut të Mariupolit tha më herët se autobusët u nisën nga Mariupoli në mëngjes, por më vonë ndryshoi komentin e tij me një mesazh që konfirmonte një vonesë në evakuimin e planifikuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci