Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka paralajmëruar padi për njërën nga ndjekëset e saj e cila përmes një meszashi në Instagram e ka ofenduar këngëtaren.
Raste të tilla nuk janë të pakta për këngëtaren e cila ishte në lidhje me aktorin Doanld veshaj gjatë kohës sa ishte bredna shtëoisë së BBV-së.
Beatrix ka treguar se që pas daljes nga BBV ajo ka marrë më qindra komente negative, ofenduese e bullizuese nga ndjekësit e saj.
“Zgjohem pothuajse çdo mëngjes me mesazhe të tilla nga zonja e nderuar Alexa. Dua t’i them që shpresoj një ditë Zoti t’ja pastrojë zemrën edhe mllefin që ka, sepse duke e shfryrë tek unë nuk e ndihmon aspak dhe nuk përcjell një mesazh të mirë tek familja juaj. E nëse dikush do të ndjek çështje gjyqësore ndaj dikujt, jam unë ndaj teje e dashur. Ditë të mbarë”, ka shkruar Beatrix sipër postimit.

