Mbretëria e Bashkuar ia ka dhuruar Ukrainës 13 automjete të blinduara me qëllim të ndihmës në evakuimin e civilëve të bllokuar në zonat e rrethuara.
Automjetet e dhuruara të veshura me çelik janë dërguar pas kërkesës nga qeveria e Ukrainës.
Po ashtu ato do të përdoren për të transportuar punëtorët për të rindërtuar infrastrukturën thelbësore që është shkatërruar, si dhe për të dërguar diplomatët ukrainas në poste komanduese të përkohshme.
Kjo flotë e dhuruar përbëhet nga automjete që i rezistojnë plumbave me shpejtësi të lartë, minave kundër presionit dhe mjeteve shpërthyese duke iu përshtatur taktikave ruse që i ka përdorur deri më tani.
