Të fundit

Van Dijk zbulon fjalimin motivues të Klopp

Virgil van Dijk ka zbuluar fjalimin që Jurgen Klopp u tha lojtarëve pas mbarimit të pjesës së parëm ku ishin duke humbur me rezultat 2:0.

Gjatë pjesës së parë Liverpool nuk po arrinte të bënte lojën e tyre, teksa pësuan edhe dy gola, mirëpo pas pjesës së parë “The Reds” përmbysën rezultatin duke arritur kështu fitore dhe kualifikimin tutje në finalen e Ligës së Kampionëve.

Duket se çelësi i këtij suksesi të ketë qenë fjalimi emocionues i Klopp.

Mbrojtësi i Liverpool, Van Dijk zbuloi udhëzimet e trajnerit të tij në pjesën e parë kur foli për BT Sport pas ndeshjes.

Reprezentuesi holandez zbuloi se Klopp i tha skuadrës së tij: “Luaj futboll! Luaj me Liverpoolin në mënyrën se si kemi luajtur gjatë gjithë sezonit! Merrni topin, bëni shumë lëvizje me topin dhe futuni pas vijës së fundit. Me shpejtësinë që kemi, ne duhet ta miksojmë edhe këtë, dhe duhet të tregojmë se sa shumë donim të shkonim në finale. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë”.

Van Dijk ishte i sinqertë në vlerësimin e tij për mangësitë e Liverpoolit në pjesën e parë dhe pranoi se skuadra e tij ishte fajtore për marrjen e “vendimeve të gabuara”. “Ne nuk luajtëm mjaftueshëm futboll. Kur kishim topin, nuk kishte shumë lëvizje, kështu që morëm vendime të gabuara”, tha ai.

Në finalen e madhe, Liverpool do të pres fituesin nga ndeshja Real Madrid-Manchester City.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci