Xhiroja e 33-të në Superligën e Kosovës do të nis sot me tri ndeshje shumë të rëndësishme e ku vëmendja kryesore do të jetë në derbin lokal ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.
Të dy skuadrat janë në garë për vendin e dytë në tabelë dhe momentalisht kanë vetëm dy pikë diferencë në të mirë të skuadrës së Dritës.
Fatkeqësisht, kjo ndeshje do të luhet pa praninë e shikuesve pasi Gjilani u dënua me tri ndeshje pa praninë e tifozëve pas incidentit që kishte ndodhur në ndeshje me Ballkanin.
Në kuadër të kësaj xhiroje do të zhvillohen edhe dy ballafaqimet tjera: Dukagjini-Ulpiana dhe Prishtina-Feronikeli.
Të tre ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.
