Të fundit

Salah tregon se me kë dëshiron të takohet në finalen e Championsit

Mohamed Salah ishte njëri nga protagonistët e Liverpoolit në fitoren me përmbysje ndaj Villarrealit, triumf që ia siguroi finalen e madhe të Ligës së Kampionëve skuadrës së Jurgen Klopp.

“The Reds” do të presin zhvillimin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit nga ku edhe do ta mësojnë rivalin e tyre në finalen e 28 majit.

Por, sulmuesi nga Egjipti e ka shprehur hapur dëshirën e tij se me kë preferon të ndeshet në finale, dhe skuadra që ai ka kërkuar është ajo e Real Madridit.

“Nëse më pyesni se me kë do të doja të takohesha në finalen e Ligës së Kampionëve, e them patjetër Real Madridin”, ishin fjalët e sulmuesit egjiptian të Liverpoolit.

Ndryshe Reali do të duhet ta përmbysë epërsinë prej një goli të Manchester Ctityt nga ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci