Të fundit

Nis takimi Kurti – Scholz

Ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz.

Kurti dhe Scholz, sipas njoftimit nga zyra e kancelarit, do të flasin mbi zhvillimet e mëtejshme për statusin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës që lidhet ngushtë me ofrimin e këtij vendi me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Pos Kurtit, kancelari gjerman pret edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, veçse ndaras.

Si me Kurtin, ashtu dhe me Vuçiqin, kancelari gjerman do të dalë në konferencë për media.

Ende nuk dihet nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet kokë me kokë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por ajo që dihet deri më tani është se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak do të jetë prezent në Berlin.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci